Gruaja shtatzënë udhëton shtatë orë mbi deve për të shkuar në spital

Gruaja shtatzënë udhëton shtatë orë mbi deve…

Mona 19-vjeçare priste që udhëtimi 40 km nga fshati i saj malor në maternitet do të zgjaste katër orë me deve. Megjithatë, pa rrugë dhe mot të keq, u deshën plot shtatë orë për të arritur në vendin ku ajo do të lindte e sigurt fëmijën e saj të parë. 

“Çdo hap i devesë ishte një thikë për mua”, thotë ajo. Dhe kur deveja nuk mundi të shkonte më tej, gruaja shtatzënë zbriti nga shpina dhe eci në këmbë për pjesën tjetër të rrugës. 

Mona nuk është e vetmja grua në provincën Mahwit të Jemenit që rrezikon jetën e saj për të lindur një fëmijë. Spitali Badi Saad është i vetmi institucion shëndetësor i mbetur, të cilit mijëra gra që ai i shërben mbërrijnë ose në këmbë ose me deve nga fshatrat e tyre të largët.

“Rruga ishte shkëmbore”, kujton 19-vjeçarja, e cila e karakterizon itinerarin si “një udhëtim shfarosës fizikisht dhe mendërisht”. 

Kishte raste kur i lutesha Zotit që të më merrte me vete dhe të mbronte fëmijën tim që të mund të çlirohesha nga dhimbja”, thotë ajo.

Mona nuk e kujton mbërritjen në maternitet, por kujton se u mbush me shpresë dhe lehtësim kur dëgjoi britmën e parë të foshnjës së saj, të cilin ajo dhe i shoqi e quajtën Jarrah, emri i kirurgut që e shpëtoi./KTHM

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit