Gruaja vdes, pasi fetusi i vdekur që mbante për 9 vite në bark i bllokoi zorrët

Gruaja vdes, pasi fetusi i vdekur që…

Një grua 50-vjeç ka humbur jetën, pasi fetusi që kishte abortuar aksidentalisht 9 vite më parë, por që nuk i ishte nënshtruar ndërhyrjeve mjekësore, i kishte bllokuar zorrët. 

Gruaja shkoi në një spital në SHBA duke u ankuar për ngërçe në stomak, disepsi dhe ndjesi të kërcitjes së zorrëve pas ngrënies. Skanimet zbuluan një fetus të vdekur 28-javësh të vendosur në pjesën e poshtme të barkut të saj, i cili po i shtypte zorrën. Pas këtyre rezultateve gruas iu kërkua të bënte operacion për heqjen e tij, por refuzoi duke thënë se nuk e kishte zemër ta bënte. 

Mjekët thanë se pacientja besonte se gjendja e saj shëndetësore ishte e lidhur me një “magji” që dikush në Tanzani i kishte bërë asaj, raporton The Sun. 

Nëntë vjet më parë, kur ajo e kuptoi për herë të parë se humbi fëmijën, mjekët në një kamp refugjatësh e akuzuan nënën për “vrasje të foshnjës së saj” dhe “marrje droge”. Kjo gjë e bëri atë të frikësohej nga mjekët dhe që nga ky moment ajo refuzoi çdo trajtim mjekësor.

Gruaja siguroi ekipin mjekësor të SHBA-së se ajo do t’i tregonte kur të ishte gati që të bënte ndërhyrjen dhe se nuk kishte frikë nga vdekja. Por vetëm 14 muaj më vonë, ajo vdiq nga kequshqyerja, pasi fetusi bllokoi zorrët e saj nga thithja e lëndëve ushqyese jetike. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit