Gruaja xheloze i vendos burrit GPS, procedohet nga policia

Gruaja xheloze i vendos burrit GPS, procedohet…

Një 38-vjeçare në qytetin e Shkodrës është proceduar në gjendje të lirë nga Policia, pasi dyshohet se kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në automjetin e bashkëshortit të saj.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet O. H., dhe arsyeja sepse e kishte vendosur mendohet të jetë xhelozia. Hetimet për këtë rast janë duke vijuar, ndërsa pajisja GPS u gjet në mjetin e partnerit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit