Gruas i troket fati në derë/ Pritet të bëhet milionere nga ajo që gjen në plazh (FOTO)

Gruas i troket fati në derë/ Pritet…

Një grua nga Tajlanda është surprizuar teksa ecte në plazh, ndërsa ka gjetur një grumbull të vjellash balene me vlerë 260 mijë dollarë. Ky fat i mrekullueshëm i ka rënë 49-vjeçares së identifikuar si Siriporn Niamrin. Grumbulli i të vjellave të balenës kishte dalë në breg pas stuhisë, teksa peshonte shtatë kilogramë dhe ishte 30 centimetra e gjerë dhe 60 centimetra e gjatë.

Siriporn aktualisht po pret të vizitohet nga ekspertët të cilët duhet të konfirmojnë se është ambergris, një përbërës që i hidhet parfumit, teksa lejon aromën të qëndrojë shumë më gjatë.

Ambergris prodhohet nga balenat kur kanalet e tyre biliare në traktin tretës krijojnë sekrecione për ta bërë tretjen më të lehtë. Më pas balenat vjellin mukusin, i cili ngurtësohet dhe noton në formë gunge në sipërfaqen e detit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit