Grupet kriminale godasin me tritol, banori në Fresk: Ç’kusur kam unë të më vrasin për qejfin e tjetrit?

Grupet kriminale godasin me tritol, banori në…

Në Fresk mund të ishte regjistruar viktima e radhës e pafajshme, për shkak të luftës së hapur të grupeve kriminale. Pas vdekjes së Mimoza Pajës dhe Pal Kolës, banorët e një pallati i kanë shpëtuar pa dëme serioze një shpërthimi me eksploziv. Banesës së Muhamet Dukës i është vënë në orët e para të mëngjesit lëndë plasëse në hyrje të saj.

Muhamet Duka është babai i Leonard Dukës, i njohur si kapo i “Klanit Duka”. Hasmëria mes Ervis Martinajt dhe Dukëve duket se mund të jetë shkaku kryesor i kërcënimit të babait të një prej drejtuesëve të një grupi të strukturuar kriminal.

Për qytetarët jetesa në Shqipëri është bërë shumë e shtrenjtë, ndërsa jeta e tyre fare e lirë. Fqinjët e Muhamet Dukës kërkuan që shteti të mbrojë jetët e pafajshme, pasi përballë atentateve të tilla janë ata që bien viktima.

Jetoj prej 13 vitesh në këtë lagje, komshi kam Muhamet Dukën. Muhamet Duka ka pasur probleme me fëmijët e tij, me shtetin, punë e tij, ç’kusur kam unë tani që të më vrasin mua për qefin e tjetrit? Kërkoj sigurinë e shteti në radhë të parë, se po vriten njerëzit rrugëve. Nuk ka siguri shteti, gruas i ra të fiktë, unë u mbyta aty, vajta në spital në urgjencë”, tha një burrë.

Ne kërkojmë siguri për herë të parë se brenda në shtëpi, dy pleq, pensioniste, të na vrasin brenda shtëpisë, nuk i kemi borxh njeriu. Ne e kemi patur gjiton, nuk kemi patur ndonjë konflikt me ta, kemi qenë shumë mirë me ta. Dinamiti nuk është vënë në derën tonë, është vënë në derën e tij. Ka përplasur me derën tonë dhe na është bërë dëm”, tha një grua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit