Grupet parlamentare kërkesë Ruçit/ Murrizi: Nuk votojmë asnjë pazar të Këshillit Politik

Grupet parlamentare kërkesë Ruçit/ Murrizi: Nuk votojmë…

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë me dije se sot në emër të tre grupeve parlamentare i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Rama, për të diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.

Murrizi shprehet se ‘deputetët e opozitës në parlament janë të vendosur për të mos votuar asnjë Pazar të Këshillit Politik që nuk ka lidhje me Reformën Zgjedhore’.

“Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE
Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh
Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve
NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND
Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET
LISTAT E HAPURA
RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE
VOTA E EMIGRANTEVE
JANE KERKESAT TONA TE PRERA
NUK KA ASNJE “ institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA”, shkruan Murrizi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit