'TikTok, një aplikacion spiun i qeverisë Kineze!'/ Deklarata e fortë e 'Anonymous'

‘TikTok, një aplikacion spiun i qeverisë Kineze!’/…

‘Grupi Anonymous’, i njohur për goditjet ndaj profileve si ‘Donald Trump’, ‘Ku Klux Klan’, ‘ISIS’ dhe madje edhe ‘NASA’-s, bën deklaratën “bombë” .

Tani, grupi i hakerave ka vendosur nën shënjestër “TikTok”-un, aplikacioni i ndarjes së videove të ndryshme virale dhe më i përdoruri muajt e fundit.

Sipas grupit, aplikacioni dyshohet se, po përdoret nga qeveria kineze për qëllime spiunazhi në të gjithë botën.

Në një deklaratë nga Anonymous thuhet:

“‘TikTok’ është duke mbledhur të dhëna për fëmijët dhe adoleshentët, për të monitoruar arritjen e tyre në treg dhe zhvillimin politik.

Për të gjetur metodologjitë më të mira, për t’i detyruar ata brenda pesë deri në dhjetë viteve të ardhshme.

Kjo i jep Kinës një mundësi të madhe në manipulimin e niveleve të larta të shoqërisë nëpër disa vende”.

Deri tani, nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me saktësinë e këtyre pretendimeve, dhe “TikTok” ende nuk i është përgjigjur akuzave.

/Burimi:UNILAD| Përshtati: /GazetaAtdheu.com/

 
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit