Grupi i të rinjve rrahin brutalisht burrin invalid në karrige me rrota

Grupi i të rinjve rrahin brutalisht burrin…

Autoritetet në Nju Jorku po kërkojnë një grup prej katër personash që rrahën brutalisht një burrë invalid në një karrige me rrota. Ata i vodhën atij sendet me vlerë, teksa grabitjet në qytet kanë marrë një rritje të madhe.

Incidenti ndodhi më 8 nëntor pak para se ora të shënonte 2:30 në mëngjes përpara rrugës 267 Tremont Avenue në Bronx kur viktima 39-vjeçare pati një mosmarrëveshje verbale me një femër të paidentifikuar, tha policia.

Kamerat e sigurisë së bizneseve që kanë filmuar ngjarjen tregojnë burrin në karrige me rrota duke folur me një anëtar mashkull të grupit kur më pas e godet. Tre burrat dhe një grua e godasin me grushte dhe më pas e tërheqin zvarrë nga karrigia me rrota dhe e rrëzojnë në tokë. Më pas grupi vazhdon ta godasë me grushte, me këmbë duke shkelmuar invalidin i cili gjendet përtokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit