'Grusht në stomak' për Edi Ramën... Parlamenti Europian miraton 15 kushte për Shqipërinë para negociatave

‘Grusht në stomak’ për Edi Ramën… Parlamenti…

Nuk pritej që BE-ja të ishte kaq e ashpër dhe rigoroze me qeverinë shqiptare në hapjen e negociatave të anëtarësimit, edhe pse një ditë më parë kjo u nuhat nga retorika e Kryeministrit Rama, i cili ishte i palumtur.

Por nga “shuplaka” duket se sinjalet dhe përgjigjet e BE-së, janë kthyer në “grushta në stomak” për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Dje në mbrëmje me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian, miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”.

Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator, si dhe shumë deputetë nga e majta dhe e djathta, pavarësisht qëndrimit formal të grupeve, duke thyer kështu shpresën e Edi Ramës që do të merrte një favorizim me “shkelje syri” nga europianët.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl, me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler, erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve.

Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës, në mars të këtij viti.

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se, nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët, votuan pro PPE. Një pjesë e nxitur nga eurodeputetët rumunë votuan kundra.

Në emër të Rilindjes, Taulant Balla, paraqiti një lutje në kryesinë e partisë Socialiste Europiane, për votim kundra në bllok por kjo nuk u mor parasysh, duke treguar edhe një herë dështimin e njëriut të PS-së.

Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës, duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve, pasi në të kundërt nuk do të fillonin negociatat.

Opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama. Sipas saj, kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit, mbas përkeqësimit të treguesve të demokracisë e shtetit ligjor.

Njëri prej kushteve të Parlamentit Europian është edhe dënimi i politikanëve që kanë blerë vota në zgjedhjet e Dibrës e Shijakut, por Rama i ka marrë ata vazhdimisht në mbrojtje.

Shkresa e Grupit PPE:

[ Dua t’ju informoj se znj. Kinga Gál si raportere hije e PPE  e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor”  do të dorëzojë amendamentin si më poshtë: ]

“thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”

[ Amendamenti u kërkua nga z. David Lega, raporter i përhershëm për Shqipërinë dhe ka pëlqimin e z. Gahler, koordinator i PPE në Komisionin e Jashtëm (AFET) ]

Origjinal:

[ I would like to inform you that Ms. Kinga Gál as the EPP shadoë rapporteur of the Western Balkans recommendation ëill submit the folloëing plenary amendment: ]

“stresses the 15 conditions, decided by the Council of the European Union, that Albania needs to have fulfilled prior to its first intergovernmental conference with the EU Member States”

[ The amendment ëas requested by Mr. David Lega, standing rapporteur for Albania, and has the blessing of Mr. Gahler, the EPP AFET coordinator. ]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit