Guardiola ka besim se UEFA do të heqë dënimin ndaj Manchester City në Champions League

Guardiola ka besim se UEFA do të…

Manchester City është në mes të një procesi tejet të rëndësishëm, ku është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.

“Ne jemi gati. Unë kam shumë besim se do të lejohemi të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Me 13 Korrik, do të mësojmë zyrtarisht se si do të vendos gjykata.” Ka deklaruar Pep Guardiola.

City është dënuar me 2 vite largim nga Liga e Kampionëve, për arsye se ka fshehur të dhënat financiare, me qëllim të ikjes nga rregullat e FFP(Financial Fair Play), por ata kanë bërë apel në gjykatën e apelit(CAS) dhe me datë 13 të këtij muaji pritet të publikohet vendimi i saj. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit