Gurabijet e kuqe nga Shqipëria zhgënjejnë emigrantët, të mykura pavarësisht datës së skadencës

Gurabijet e kuqe nga Shqipëria zhgënjejnë emigrantët,…

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk shkëputen lehtësisht nga atdheu, ushqimet e gjithçka tjetër pavarësisht viteve në emigrim.

Për këtë arsye ata porosisin e marrin me vete ushqime e produkte që u kujtojnë vendlindjen apo fëmijërinë.

Gurabijet e kuqe janë një prej këtyre produkteve, por një shqiptare e cila kishte porositur një pako nga Shqipëria ka mbetur e pakënaqur.

Ajo ka treguar se gurabijet edhe pse e kishin datën e skadencës në 21 qershor 2025, ishin të mykura dhe të papërshtatshme për konsum.

Ky problem ka ngritur shqetësime tek ata që kërkojnë të ruajnë lidhjet me traditat dhe shijet e atdheut, duke u përpjekur të sjellin pjesë të kulturës shqiptare në jetën e përditshme, por duke u ballafaquar me një cilësi të pamjaftueshme të produkteve
që konsumojnë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit