Gushti nis me zjarre në pyje, në Gramsh digjen disa hektarë me pemë

Gushti nis me zjarre në pyje, në…

Muji gusht me temperaturat e larta ka sjellë edhe nisjen e sezonit famëkeq të zjarreve në pyje.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë që nga pasditja e djeshme Malin e Simaitn, në pikën ku ndahen dy territoret e rretheve Gramsh dhe Skrapar.

Zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin këto ditë, si dhe nga era.

Punonjësit e shërbimit pyjor kanë mbërritur në vendngjarje, dhe sipas llogaritjeve mendohet të jenë djegur rreth 4 hektarë.

Forcat zjarrfikëse të Gramshit, të mbështetura edhe nga banorët e zonës, po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e tyre.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit