Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dorëzohet në SPAK

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko…

Zhvatjet nëpërmjet kredive kanë çuar në SPAK guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për shpërdorim detyre pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe jo të duhurat për të frenuar skemën e mashtrimit të mijëra qytetarëve nga shoqëria fantazmë e mikrokredive MCA.

Shpeshherë pranë redaksisë sonë kanë ardhur denoncime në lidhje me këtë shoqëri, por edhe pse Banka e Shqipërisë ishte e vetëdijshme për shkeljet, nuk mori masat e duhura ndaj saj.

Ajo vendosi të zgjaste me  6 muaj të tjerë pezullimin e aktiviteti financiar jobankë “Micro Credit Albania” me argumentin se subjekti në fjalë pas masës së pezullimit 1-vjeçar të aktivitetit nuk ka blerë apo nuk ka aprovuar kredi të reja, por është angazhuar në rikuperimin e portofolit ekzistues, pra ka reflektuar.

Këto institucione jobanka përveç operimit në një mënyrë joprofesionale kanë interesa tepër të larta dhe abuzuese. Ndaj ato duhet të jenë objekt hetimi.

Ka raste kur individëve konsumatorë u është sekuestruar prona pa dijeni, pa u njoftuar më parë nga përmbarimi.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë sigurisht që ka qenë në dijeni të kësaj abuzueshmëria në masë të lartë dhe nuk ka reaguar duke u bërë palë me të njëjtat vjedhëse siç janë institucionet financiare jobanka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit