Haaland dhe Fernández, dyshja e re e Cityt që po dashurohet nga tifozët

Haaland dhe Fernández, dyshja e re e…

“In love with this new duo” , kështu shoqërohet një Reels që po qarkullon në rrjetet sociale, ku në fokus janë Erling Haaland dhe Enzo Fernández, dy nga figurat e reja kryesore të Manchester Cityt.

Argjentinasi iu bashkua Cityt nga Chelsea në një transferim rekord për futbollin britanik, ndërsa debutimi i tij la menjëherë gjurmë. Në ndeshjen ndaj Coventry, Fernández dha asistin për golin e fitores, me Haaland që realizoi me kokë.

Vetëm pak ditë më vonë, dyshja ishte sërish në qendër të vëmendjes në derbin e Manchesterit, ku Haaland shënoi golin e vetëm të sfidës, ndërsa Fernández zhvilloi një paraqitje shumë të fortë në mesfushë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit