Haaland për kritikat: “Sa më shumë më urrejnë, aq më shumë më motivojnë”

Haaland për kritikat: “Sa më shumë më…

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland ka deklaruae se dëshiron më shumë kritika për sezonin e ardhshëm, pasi ato do ta motivojnë atë për një triumf të tretë radhazi për trofeun e “Këpucës së Artë”.

Duke iu referuar kritikave të Roy Keane për lojën e përgjithshme të sulmuesit, i cili e krahasoi Haaland me një lojtar të Ligës së Dytë, ishin fjalët që ndezën një debat të vazhdueshëm mes tifozëve.

Por Haaland i ka injoruar të gjitha duke thënë se: “Nëse ky është një sezon i keq, atëherë unë do ta pranoj”, i cili më pas shtoi me sarkazëm “Ishte një sezon i keq, i rëndomtë dhe i thjeshtë. E vetmja mënyrë është të përmirësohemi. Por sa më shumë urrejtës dhe kritikë, aq më mirë”.

Kujtojmë se Manchester City mund të bëhet klubi i parë që fiton dy dopieta radhazi në Angli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit