Habemus Papam: Zgjidhet Papa i ri, amerikani Robert Prevost i 267-ti në historinë e Kishës

Habemus Papam: Zgjidhet Papa i ri, amerikani…

Vatikani ka një Papë të ri. Pas katër votimeve, 133 kardinalët kanë zgjedhur pasardhësin e Papës Françesku, duke emëruar papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike. Bëhet fjalë për amerikanin Robert Prevost i cili do të mbajë emrin Leo XIV.

Tymi i parë i ditës, rreth orës 11:50, ishte i zi, duke treguar se nuk ishte arritur një marrëveshje. Por në orën 18:08, tymi i bardhë është ngritur mbi Kapelën Sistine, duke shpallur përzgjedhjen e Papës së ri.

Në Sheshin e Shën Pjetrit shpërtheu një ovacion i fuqishëm: rreth 50 mijë besimtarë shpërthyen në emocion, ndërsa kambanat kumbonin me gëzim. Nga lozha e bekimeve doli Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti, i cili shpalli emrin e Papës së ri me fjalët e njohura: “Habemus Papam”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit