Habit Bebe Rexha: Kur jam në lidhje me një vajze, është më emocionuese

Habit Bebe Rexha: Kur jam në lidhje…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë për “Gay Times”, ku ka folur për herë të parë për orientimin e saj seksual.

Bebe ka pranuar se ka dalë si me vajza, ashtu dhe me djem.

Ajo është shprehur se ka dalë me vajza të njohura të Showbizit dhe madje i ka ndodhur të dashurohet.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese”, është shprehur këngëtarja.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit