Habit Brataj me deklaratën: 22 mijë tifozë në stadium më pak të riskuar se studentët në auditorë

Habit Brataj me deklaratën: 22 mijë tifozë…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka habitur me deklaratën e tij.  Ai  ka folur mbi grumbullimet në stadiumin “Air Albania” pak ditë më parë. Sipas Brataj 22 mijë tifozë në stadium janë më pak të riskuar se sa studentët në auditorë.

 “Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj.

Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë. Objektivi është mbrojtja e shëndetit. Nuk ka fushë të jetës që nuk është prekur në këto dy vite. Ka pasur më shumë të dëmtuar se disa të tjerë. Nuk e vë dot peshoren që të jetë e barabartë. Universitet ndryshojnë nga gjimnazi për shkak për diferencës ligjore. Unë do e hapja mundësinë e vaksinimit edhe nën moshat 18-vjeç. Jo me detyrim por në varësi të dëshirës”, u shpreh ai.

Kujtojmë se tifozëve në stadium nuk u është kërkuar certifikata e vaksinimit apo test PCR, sikurse po ndodh me studentët të cilët po detyrohen të vaksinohen pasi mund të penalizohen nga mësimi, teksa tifozët nuk penalizohen nga ndeshja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit