Habit Erion Veliaj: Abonetë i pezullova sepse kishte njerëz që falsifikonin biletat

Habit Erion Veliaj: Abonetë i pezullova sepse…

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, bëri prezantimin e linjës së re të autobusëve “hybrid”, ku nuk mungoi propaganda e tij në lidhje me këta të fundit, duke theksuar se trafikun në Tiranë nuk e shkaktojnë autobusët, por automjetet për shkak se qytetarët nuk zgjedhin transportin publik.

Ai foli edhe në lidhje me pezullimin e aboneve, teksa tha se kjo ndodhi për shkak se ka njerëz që falsifikojnë biletat.

Ai u shpreh:

Janë kapur linja që falsifikojnë biletat, janë kapur linja që falsifikojnë abonetë, në treg të zi shesin nën kosto dhe spekulojnë, është shumë e rëndësihme që të përgatiteshim për hapjen e një linje të re.

Kujtojmë se aboneja e përgjithshme u hoq për gati një muaj për të gjithë qytetarët, mirëpo nga ana e këtyre të fundit nuk u prit aspak mirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit