Habit Fauci me rregullin e ri për mbajtjen e maskës

Habit Fauci me rregullin e ri për…

Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, u pa në një festë elitare librash duke vendosur rregullisht maskën e tij por edhe duke e hequr, duke ngatërruar shumë nga të pranishmit. Një autorr thotë se Fauci i shpjegoi asaj pse zgjodhi ta mbante maskën rreth disave dhe jo të tjerëve.Duke u paraqitur në një festë të prezantimit të librit për gazetarin Jonathan Karl këtë javë në ‘Cafe Milano’ në Uashington DC, Fauci fitoi vëmendjen e shikuesve, sipas Politico, duke vendosur dhe hequr vazhdimisht maskën e tij ndërsa fliste me njerëz të shumtë.

Sally Quinn, një autore që përdori Fauci-n si frymëzim për një personazh në një vepër erotike të librit, përfundimisht iu afrua mjekut dhe e pyeti për ‘sjelljen e tij të dyfishtë’ ndaj maskës.“Ai tha, “Unë thjesht vendosa që nëse do të vinte dikush që nuk e njihja, do të vendosja maskën time,” kujton autorja nga biseda e saj me Fauci.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit