Habit kardiologu: Ata që pinë duhan jetojnë më gjatë

Habit kardiologu: Ata që pinë duhan jetojnë…

Shpesh kemi dëgjuar apo lexuar në letrat e kartonit të duhanit se ai në çfarë do forme e rrezikon shëndetin e mushkërive të të gjithë personave të cilët janë të ekspozuar ndaj tij.
Madje jo vetëm ata të cilët e konsumojnë por edhe ata të cilët ndodhen pranë tyre dhe thithin tymin e cigares.

Por të gjitha këto kardiologu Taulant Gishto i hedh poshtë.

Në një intervistë ai është shprehur se nga statistikat ka rezultuar se 60 për qind e atyre që kanë thyer disa herë kufijtë e moshës kanë qenë duhanpirës.

Duhet të jemi optimistë se në të ardhmen mund të ketë më shumë jetëgjatësi. Çështja është a lidhet ajo me gjenet tona apo me stilin e jetesës. Studimet, në mënyrë kontradiktore treguan se individët që jetuan më gjatë nuk ishin puritanë, 60 për qind e tyre ishin duhanpirës gjatë jetës, 35 për qind e tyre ishin obezë. Pra, ata nuk ishin individët më puritanë por jetonin më gjatë. Ndaj u zbulua se komponenti gjenetik ishte më vendimtar në këtë pjesë”, tha kardiologu.

Shkencëtarët thonë se njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të mbarojë ky shekull. Ndërsa sipas ekspertëve, të jetosh mbi 120 mund të bëhet normë, me kufirin e jetëgjatësisë “ende larg”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit