Intervistuar nga kanali argjentinas Fox Sports, ish portieri historik i Kombëtares Kolumbiane Rene Higuita ka folur për arrestimin që pësoi për shkak të marrëdhënies presonale të tij me ‘Mbretin e kokainës’ Pablo Escobar.
‘Autoritetet në Kolumbi më thanë që të dorëzoja Pablo Escobarin që të mos arrestohesha- nis rrëfimin e tij Rene duke shtuar më tej- ata e dinin që isha e pafajshëm por filluan t’i fusnin në burg të njohurit e tij. Njërëzit më konsideronin mikun e tij pasi e vizitova në burgun e La Catedrales.
Unë u përgjigja se nuk dija asgjë por edhe sikur të dija nuk do të tregoja. Ishte detyrë e autoriteteve që të zbulonin. Unë i jam mirënjohës përgjithmonë Pablo Escobarit pasi ishte i vetmi që bëri ndriçimin e fushave të futbollit, pasi askush tjetër nuk i mori përsipër.’