Habit Sazan Guri: Dhëmbët lahen më mirë me gisht!

Habit Sazan Guri: Dhëmbët lahen më mirë…

Ambientalisti Sazan Guri jo pak herë na ka befasuar me deklaratat e tij për çështje të ndryshme. 

Kësaj here i ftuar në emisionin Ftesë në 5, Guri ka thënë se dhëmbët është e mira të lahen me gisht dhe jo me furçë dhëmbësh. 

Furça vetm 20% pastron, ndërsa 80% pastrohet më mirë me gisht. Me gisht, masazh me gisht, gishti i kuranit ka lezet”, tha Sazan Guri. 

Nisur nga ky deklarim i tij, Sazan Guri po na thotë që të heqim dorë nga furça dhe t’i lajmë dhëmbët ne gisht? 

Epo na lini t’ju themi se kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin e dhëmbëve dhe higjienën e gojës! 

“Pennsylvania Center for Dental Implants and Periodontics”, sugjeron që përdorimi i gishtit për larjen e dhëmbëve të bëhet vetëm në rastet kur ju nuk keni me vete furçën e dhëmbëve. 

Ka raste kur jeni jashtë dhe nuk keni një furçë dhëmbësh në dispozicion, por ndiheni sikur duhet të bëni diçka për të pastruar dhëmbët. Edhe pse asgjë nuk mund të pastrojë dhëmbët si furça e dhëmbëve, filli dhe shpëlarësi i gojës, ka disa mënyra se si mund t’i bëni dhëmbët tuaj të ndihen më të pastër. 

Mund të përdorni gishtin. Gishtat kanë një sipërfaqe të ashpër që mund të jetë në gjendje të pastrojë sipërfaqen e sipërme të dhëmbëve tuaj. Faktori më i rëndësishëm në përdorimin e gishtit është që fillimisht të lani duart vërtet mirë. Pasi duart tuaja të jenë të pastra, mund të filloni pastrimin nga mishrat e dhëmbëve dhe të vazhdoni më poshtë, duke u fokusuar në çdo dhëmb në një lëvizje rrethore”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit