Habit SHBA, Shtëpia e Bardhë shpalos planin për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Habit SHBA, Shtëpia e Bardhë shpalos planin…

Shtëpia e Bardhë ka habitur me planin që ka shpalosur ditën e sotme, ku parashikon vaksinimin e fëmijëve moshave 5 dhe 11 vjeç kundër koronavirusit (COVID-19), gjë që aktualisht po shqyrtohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Miliona adoleshentë të moshës 12-17 vjeç janë vaksinuar në mënyrë të sigurt dhe ne e dimë se vaksinat funksionojnë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Individët e vaksinuar plotësisht kanë dhjetë herë më pak gjasa të shtrohen në spital me COVID-19 dhe kanë një shkallë të lartë mbrojtjeje, përfshirë kundër variantit Delta”, thuhet më tej.

Administrata e presidentit Joe Biden ka siguruar mjaft vaksina për të vaksinuar 28 milionë fëmijë të moshës 5-11 vjeç me një dozë të vetme të vaksinës Pfizer-BioNTech nëse autorizohet nga FDA dhe rekomandohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit