Hagë/ Ish-pjesëtari i UÇK-së Pjetër Shala: Akuzat janë të gjitha të fabrikuara!

Hagë/ Ish-pjesëtari i UÇK-së Pjetër Shala: Akuzat…

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, në nisje të gjykimit në Hagë, tha se akuzat ndaj tij janë të fabrikuara. Shala akuzohet për drejtimin e një burgu të improvizuar ku supozohet se u keqtrajtuan njerëz dhe një u vra. 

Prokurorët kanë ngritur katër akuza për krime lufte ndaj Shalës, pasi sipas tyre ai qenë pjesë e një grupi kriminal që ka arrestuar dhe ka keqtrajtuar të paktën 18 persona, që i konsideronin spiunë apo bashkëpunëtorë të serbëve.

Por nga ana e tij Shala replikoi duke thënë: “Nuk pranoj asgjë, të gjitha janë të fabrikuara”.

Sakaq, më 3 prill pritet të nisë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Këta ish-krerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbi 13.000 persona besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 nga trupat serbe që udhëhiqeshin nga presidenti i atëhershëm, Sllobodan Millosheviq. Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Serbia vazhdon të mos e pranojë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit