Hajdari për Bashën: Të mbajë të paktën vetëm 1 premtim

Hajdari për Bashën: Të mbajë të paktën…

Përfaqësuesit e opozitës bojkotuan takimin e sotëm për Reformën Zgjedhore pasi lajmëruan 1 ditë më parë protestë si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pas Damian Gjiknurit i cili i bëri thirrje palës tjetër për tu rikthyer në tryezë, foli dhe Rudina Hajdari e cila sulmoi Lulzim Bashën duke i kërkuar të ishte pjesë e përmbushjes së kësaj reforme.

Ajo i kujtoi premtimin e zyrtarizuar në marrëveshje mes AMT-së dhe PD-së ku kjo e fundit angazhohej të për reformimin zgjedhor.

“Nëse PD e ka seriozisht se do të mbështesë Aleancën për Teatrin të vijë në Tryezë, ti shkojë deri në fund marrëveshjes së bërë në korrik 2019, ku angazhohet plotësisht për reformimin e sistemit zgjedhor. Të paktën një premtim ta çojë deri në fund. Ta marrë seriozisht dhe të mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, çfarë do bëjmë tani?
Zotohuni deri në fund për atë që keni thënë. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga vetë Basha”-tha Hajdari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit