Hajdari i Kuçovës blen vota me thes ushqimesh, kapet makina me patronazhistët e bashkisë

Hajdari i Kuçovës blen vota me thes…

Kreshnik Hajdari edhe pse kandidoi i vetëm në zgjedhjet e vitit 2019, dhe pse nuk ka pasur kundërshtar politikë nuk ka arritur dot të sigurojë mbështetje. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet Hajdari ka nisur të blejë vota duke u shpërndarë ushqime familjeve të varfra në këmbim të votës. Një makinë me patronazhistë të Bashkisë së Kuçovës janë filmuar duke i dhënë një thes me ushqime një gruaje të vetmuar.

Të veshur me jelekë me mbishkrimin “Bashkia Kuçovë”, punonjësit janë larguar sapo janë pikasur që po filmoheshin. Sipas një denoncuesi, Hajdari është duke shpërndarë ushqime të votuesit socialistë për të mbajtur votat të sigurtat. Socialistët i trëmben votës së lirë të qytetarëve të cilët mund t’i dënojnë me votë kundër ata të cilët kanë keqqeverisjen e qytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit