Hajdari i Tiranës: Familjet që iu dogjën shtëpitë, të flenë te halla, daja

Hajdari i Tiranës: Familjet që iu dogjën…

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në kompleksin “Arlis” në Tiranë përfshiu brenda pak minutash një pjesë të madhe të godinës, duke lënë dhjetëra familje pa shtëpi dhe në pasiguri të plotë për strehimin e tyre. Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa banorët u detyruan të largoheshin në panik, pa pasur kohë të marrin as gjërat më bazike. Apartamentet e tyre në kompleksin pa asnjë standard u shkrumbuan, teksa mes kushteve primtive te zjarrfikësve heronj, të ushtrisë me vetëm dy helikoptera me një kovë ujë, u desh dhe deklarata tallëse e prefektit të ri të Tiranës.

Në këtë situatë emergjente, pritshmëria kryesore ndaj institucioneve ishte një plan i qartë dhe i menjëhershëm për strehimin e familjeve të prekura. Por i pyetur nga gazetarët se ku do të flenë këta qytetarë në ditët në vijim, prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari u shpreh se për këtë pjesë nuk është i preokupuar. Sipas tij jemi shqiptarë dhe të prekurit duhet t’i drejtohen kushërinjve, hallës, dajës dhe jo institucionit.

“Për këtë pjesë nuk jam i preokupuar… jemi shqiptarë, i drejtohen kushërinjve, hallës, dajës”, tha Hajdari.

Kjo deklaratë ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si kuptohet përgjegjësia institucionale në raste fatkeqësish. Në vend të një përgjigjeje konkrete për strehim emergjent, koordinim shtetëror apo masa të përkohshme akomodimi, qytetarëve u ofrohet një “zgjidhje familjare”, sikur një krizë e tillë të mund të trajtohet me improvizim dhe jo me planifikim institucional. Në një moment kur njerëzit kanë humbur shtëpitë, pritet seriozitet, jo lehtësi në përgjigje.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit