“Hajde më ha...”/ Si bllokuan qytetarët mjetin luksoz të vëllait të Safet Gjicit, akuzuan se i kërcënoi me armë

“Hajde më ha…”/ Si bllokuan qytetarët mjetin…

Na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet lokale, por përplasjet nuk kanë munguar. Mbrëmjen e djeshme ka pasur një situatë të tensionuar në Kukës, ku disa qytetarë i kanë bllokuar makinën vëllai i Safet Gjicit, duke pretenduar se ky i fundit i ka kërcënuar me armë.

Konkretisht, Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga  shoqëruesi i tij.

Dhe pas këtij denoncimi ata kanë kërkuar të “hakmerren”, kështu bashkë me mbështetës të tjerë të kanë bllokuar mjetin, ku në vend të parë ishte vëllai i Gjicit, ndërkohë që shoqëruesi i tij, në momente tensioni, shpërthen në një fjalor banal.

“Hajde, hajde më ha k****”, dëgjohet që t’iu thotë mbështetësve të opozitës shoqëruesi i vëllait të Safet Gjicit. Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit