'Hajde se më është prishur makina', arrestohet 48-vjeçari në Durrës, mashtronte pronarët e karrotrecëve duke u marrë para dhe më pas largohej me shpejtësi

‘Hajde se më është prishur makina’, arrestohet…

Një 48-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është i dyshuar për 5 vjedhje të ndodhura në këtë qytet, më anë të mashtrimit, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Luigj Mrishaj, nga Tropoja, u arrestua një ditë më parë në flagrancë, në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci).

Sipas policisë, ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit