Hajdutët kanë bërë 'kërdinë', kamzalinjtë ruajnë shtëpitë me armë e leva

Hajdutët kanë bërë ‘kërdinë’, kamzalinjtë ruajnë shtëpitë…

Në vetëm 10 ditë, persona të maskuar kanë nisur të grabisin thuajse çdo shtëpi në Kamëz. Banorët ndihen të shqetësuar, teksa kanë nisur të ruajnë banesat me armë dhe leva.

Në një intervistë për “ReportTv”, banorët e fshatit Kasallë, shprehen se ndihen të rrezikuar nga vjedhjam ndërsa shtojnë se nuk kanë besim tek policia.

Banori

Me armë dhe me leva! Po detyrohemi të bëjmë shërbim vetë. Kemi ruajtur vetë shtëpitë me komshinjtë, njerëzit, dy netë njëri e dy netë tjetri sepse nuk po gjejmë rehati. Çdo natë organizohemi me radhë që të mbrojmë shtëpinë dhe familjen tonë. Ka pasur raste që ka hequr gomat e makinës, bagëti, bizhuteri, flori. Para dy-tre netësh njërit erdhën ti marrin lopën, nuk arritën se doli i zoti i shtëpisë.

Një banor tjetër

Policia këtu nuk vjen asnjë rast, për të dalë, për të kaluar për patrullim natën. Shqetësuar për rendin dhe qetësinë, sepse nuk po gjejmë qetësi. Ne apelojmë më shumë që të ketë kontrolle të policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit