Hajdutët po bëjnë namin në Belsh, vjedhje në seri çdo natë dhe asnjë rast i zbardhur

Hajdutët po bëjnë namin në Belsh, vjedhje…

Një seri vjedhjesh ka shkaktuar shqetësim te banorët e Belshit, të cilët denoncojnë se gjatë natës banesa të ndryshme janë grabitur nga persona të paidentifikuar.

Sipas banorëve, autorët kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë sende të ndryshme, duke përfshirë grila alumini, frigoriferë, televizorë, vaj ulliri, raki dhe pajisje të tjera me vlerë. Ata shprehen se vjedhjet janë kryer në mënyrë të përsëritur dhe se familjet ndihen të pasigurta.

Një qytetar që thotë se ka qenë vetë pranë një rasti deklaron se ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë dhe se në vendngjarje ka shkuar grupi i ekspertizës. Ai kërkon që rasti të bëhet publik, me qëllim që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të rrisin masat e sigurisë.

Banorët kërkojnë më shumë patrullime dhe kontrolle gjatë orëve të natës, duke paralajmëruar se mungesa e reagimit mund të sjellë përsëritjen e këtyre ngjarjeve.

Ndërkohë, disa qytetarë kanë dyshime se  mes policëve dhe autorëve mund të ketë ndonjë bashkëpunim të fshehur që rastet përsëriten e asnjë nuk zbardhet, por kjo duhet të verifikohet përmes hetimeve zyrtare.

Denoncimi i qytetarit:

Vjedhje masive e shtepive ne belsh gjat nates kur policia e kalon kohen ne gjume dhe neper lokale. Vjedhe e grilave te aluminit ,frigoriferave ,televizorve, vajit te ullirirt dhe rakise. Hajdutet vjedhin pa shqetesimin e askujt . Ju lutem privat. Po ja dergoj qe policia te zej mend dhe te beje detyren .faleminderit Jam vet prezent ka 5 dit qe ka ndodhur dhe mundohet ta mbaje te fsheht. Ka qene grupi ekspertizes. Kjo duhet ber puplike qe policija te bej detyren . Se kjo gje do vazhodoj . Thojne qe hajdutet pane bashkpunim me policine

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit