Hajdutët shkuan t’u vidhnin hashashin në stan, pas përleshjes babë e bir përfundojnë në spital

Hajdutët shkuan t’u vidhnin hashashin në stan,…

Një përplasje fizike është regjistruar në qytetin e Vlorës. Babë e bir në Vlorë kanë shkuar të plagosur në spital, teksa janë dëmtuar me mjete prerëse, konkretisht thikë, pas përplasjes me disa hajdutë që kishin shkuar për t’i vjedhur.

Nga informacionet paraprake, policia gjatë kontrollit, në afërsi të zonës në një stan, ka gjetur rrënjë hashashi, të cilët janë mbjellë nga personat që janë plagosur me thikë. Pra konkretisht, ngjarja ka ndodhur pasi hajdutët janë futur në stan për të vjedhur hashashin e kultivuar nga shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç.

Policia e shtetit:

Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.


Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstatuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit