Hajdutët thyejnë argjendarinë në Korçë

Hajdutët thyejnë argjendarinë në Korçë

Një dyqan që tregtonte bizhuteri në qytetin e Korës ka rënë preh e grabitësve në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Nga informacionet paraprake, mësohet se argjendaria ishte në pronësi të shtetasit me inicialet N. F., dhe ndodhej në qendër të qytetit në zonën e pedonales. Grabitësi ende nuk është arrestuar, ndërkohë që janë duke u shikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Ky i fundit ka vjedhur disa bizhuteri floriri, pasi ka thyer xhamat e argjendarisë.

Hetimet për të zbardhur këtë ngjarje janë në vijim nga policia e qytetit juglindor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit