Hajdutët thyejnë xhaminë e Vashtëmisë, vjedhin disa para

Hajdutët thyejnë xhaminë e Vashtëmisë, vjedhin disa…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

Bëhet fjalë për xhaminë e këtij fshati, e cila ka rënë pre e hajdutëve. Sipas burimeve nga Policia, TVA NEWS mëson se arka e parave të xhamisë së fshatit është thyer nga persona ende të paidentifikua, të cilët kanë marrë prej saj një shumë të vogël parash.

Ende nuk dihet se kush janë këta shtetas, teksa kohë më parë ngjarje të ngjashme janë raportuar të ndodhin në zonën e juglindjes. Hajdutët më parë kanë grabitur dhe objekte të tjera kulti si kishat, prej të cilave kanë marrë para dhe ikona.

Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia dhe vështirësia për të përballur koston e jetesës, mund të jenë disa prej arsyeve të cilat shtynë korçarët në ndërmarrjen e këtyre veprimeve aspak të këndshme.

“Në fshatin Vashtëmi, Maliq, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka marrë një shumë të vogël parash, në arkën e xhamisë së fshatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit