Hajdutët vjedhin për herë të tretë transformatorin në Bërdicës, banorët pa ujë

Hajdutët vjedhin për herë të tretë transformatorin…

Afro 4 mijë banorë në zonën e Bërdicës në Shkodër kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi disa persona kanë vjedhur transformatorin e energjisë elektrike.

Transpofrmatori që është vjedhur gjatë orëve të mbrëmjes furnizonte me energji elektrike pompat e ujit të banorëve të zonës. Policia deri në këto momente nuk ka ndaluar asnjë person si autor të kësaj ngjarje. Që nga viti 2022 ky transformator është vjedhur nga hajdutët tre herë, ndërkohë që janë banorët ata që vuajnë pasojat.

Këtë të dielë në vendin e ngjarjes ishte Lazë Pema me detyrë inxhinier i Shoqërisë së UKT Shkodër, i cili në një deklaratë për mediat ka thënë se dëmi i shkaktuar pritet të rikuperohet në ditët në vijim dhe banorëve do tu kthehet uji pas blerjes së një tjetër transformatori.

Inxhinieri i ka bërë dhe një apel banorëve të zonës që të mos i dëmtojnë stacionet e ujësjellësve dhe të mos i vjedhin transformatorët, pasi kjo është një ngjarje që ka ndodhur dhe në të kaluarën.

Gjatë natës, në fshatin Berdicë e Mesme, është vjedhur një pajisje (transformator) që furnizonte me energji elektrike pompat e ujit të pijshëm të zonës. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorët e këtyre vjedhjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit