Hajduti Bledar Xhemali bëri tender 1 milion euro për frigorifer, por të vdekurit zënë krimba në Morgun e Tiranës

Hajduti Bledar Xhemali bëri tender 1 milion…

Instituti i Mjekësisë Ligjore, i drejtuar prej më shumë se një dekade nga Bledar Xhemali, është përfshirë në një skandal të rëndë abuzimi dhe neglizhence, pasi trupa të pajetë në Morgun e Tiranës janë filmuar në fazën e dekompozimit dhe të mbuluara nga krimbat, një realitet makabër që ka tronditur opinionin publik.

Pamjet, të publikuara nga JOQ Albania, tregojnë kushte të turpshme dhe çnjerëzore në ambientet e morgut, pavarësisht se vetëm disa muaj më parë ky institucion kishte përfituar një tender publik me vlerë rreth 1 milion euro, me justifikimin për ndërtimin e një dhome frigoriferike për ruajtjen e kufomave.

Tenderi, me vlerë 99,891,705 lekë të reja, është dhënë në shtator të vitit 2024 pa garë reale, pasi në procedurë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, bashkimi i firmave “2T” shpk, në pronësi të Artan Sakos (vëllai i ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako), dhe “Alges Konstruksion”, e Mozart Çelës. Oferta e tyre ishte vetëm 1.8 milionë lekë më pak se fondi limit, një sinjal i fortë për paracaktim të fituesit dhe mungesë konkurrence të ndershme.

1 milionë euro për një dhomë frigoriferike që nuk funksionon?

Ironikisht, tenderi për ndërtimin e dhomës u justifikua me faktin se ambientet ekzistuese nuk kishin kapacitet për trupat që qëndrojnë me muaj të tërë pa u identifikuar. Por, pas marrjes së fondeve, asgjë nuk ka ndryshuar, trupa të pajetë vazhdojnë të kalben dhe të zënë krimba, duke e bërë situatën edhe më tragjike dhe të turpshme.

Fakti që ky është një problem i përsëritur, dhe që vetë drejtori Xhemali e ka pranuar më parë, tregon një paaftësi ose indiferencë kriminale, sidomos kur pas më shumë se 10 vitesh në krye të institucionit, kujtohet për nevojën e kushteve bazë për ruajtjen e trupave vetëm në momentin që hap një tender miliona eurosh.

Ku shkoi 1 milion euroshi?

Në një shtet normal, ky skandal do të mjaftonte për dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit dhe hetime nga organet e drejtësisë për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe shpallje të procedurave të dyshimta tenderimi.

Por në Shqipëri, të vdekurit nuk ankohen dot. Dhe mesa duket, edhe kur zënë krimba, nuk i dëgjon askush.
Ndërkohë, Bledar Xhemali vijon të qëndrojë në krye të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një bilanc të errët dhe me 1 milion euro që askush nuk di ku kanë përfunduar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit