
Një ish-doganier në epokën e parë të korrupsionit deri në vitin 2005, me emër dhe mbiemër të ndryshuar, i akuzuar se është arrestuar si hajdut dhe liruar në mënyrë të dyshimtë, është emëruar nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Pogradecit në qershor të 2019.
Ai është Ilir Xhakolli. Dhe nga një ‘doganier i regjur’ nuk mund të pritej ndryshe. Ilir Xhakolli, që kur u emërua nga Rama në krye të Bashkisë së Pogradecit, po vjedh paratë bashkisë, duke i ndarë me Luan Kaprin, vëllain e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, përfaqësues i Partisë Demokratike.
Paratë e bashkisë po ndahen mes Xhakollit dhe Kaprit përmes kompanisë ‘Rej’, në pronësi të Luan Kaprit, i cili ka 80 % të aksioneve.
Kompania e ndërtimit është themeluar 20 vite më parë. Nga 33 tendera më vlera të konsiderueshme kompania Rej, 21 i ka marrë nga Bashkia Pogradec. Megjithatë, janë të dhëna të tjera që konfirmojnë skemën e korrupsionit dhe që duhet të alarmojë SPAK-un, pasi paratë po vidhen hapur. Sot po ndalemi vetëm tek disa tendera, përmes të cilëve Ilir Xhakolli dhe Kapri po ndajnë paratë publike.
Tenderi i ujësjellësit të Mokrës, Faza e parë është tërësisht klienteliste. Këtë tender me fond limit 1.25 miliard lekë, e ka marrë pa konkurrencë Eduart Kapri, me ofertë 1.22 miliardë lekë. Të gjithë ata që merren me tendera e dinë se gjysma e këtyre parave janë ndarë. Afera konsiston tek mungesa e konkurrencës dhe krimi i skemës klienteliste.
Tenderi tjetër me vlerë të madhe, për shërbimin e pastrimit, e ka marrë sërish Kapri, duke ndarë paratë me Xhakollin. Fondi limit ishte 540 milionë lekë, Kapri e ka marrë për 530 milionë lekë, një diferencë qesharake, pasi sërish nuk ka pasur konkurrencë.
Tenderin tjetër për sistemin e Odeonit në qendër të qytetit të Pogradecit, me vlerë 320 milionë lekë, e ka kapur sërish Kapri, në bashkëpunim me Xhakollin. Fondi limit ishte 320 milionë lekë; Kapri e ka marrë për 315 milionë lekë, një diferencë qesharake dhe që konfirmon hapur korrupsion.
Tenderat kryesorë me vlera të mëdha i ka marrë Kapri në bashkëpunim Xhakollin. Ky i fundit ka gjetur një skemë të sofistikuar për të vjedhur pa shumë zhurmë, pasi tenderat po ja jep një personazhi të lidhur me PD-në, për të shmangur akuzat dhe ekspozimin. Kjo është arsyeja se pse prej 18 muajsh Hoxholli vjedh në heshtje.
Kohë më parë, Sali Berisha, i bëri një akuzë për vjedhje, por shumë shpejt u tërhoq, pasi tenderat po i merrte vëllai i ish-kryebashkiakut të PD-së.
I dyshimtë është edhe fakti që Xhakolli ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Gjeneralitetet e tij të para janë Ilirjan Xhago. Zakonisht emrat i ndryshojnë vetëm kapot e korrupsionit dhe krimit, për të mbuluar të kaluarën. Ndoshta prokuroria duhet të hetojë më thellë në të shkuarën e tij.
Por, letrat e vjedhjes me tendera nga Xhakolli janë një sfidë për SPAK, në kushtet kur kreu i SPAK ka paralajmëruar goditjen e korrupsionit në vitin 2021. Kaq për sot!/Pamfleti