Hajduti u lë testin e shtatzanisë mbi krevat, familjarët nuk kuptojnë asgjë

Hajduti u lë testin e shtatzanisë mbi…

 Secili nga anëtarët e një familjeje në Tiranë ka konstatuar nga një send që nuk gjendej në vendin e tij e megjithatë secili ka vijuar rutinën e ditës. Madje edhe kur njëri prej tyre ka vërejtur një test shtatzanie mbi krevat, e ka lëvizur prej andej dhe as që ka pyetur se cila nga 3 gratë e familjes po “vërtetonte”  se kishte mbetur shtatzanë.

Kjo “mpirje” zgjati deri sa nusja e shtëpisë kur është kthyer në mbrëmje nga puna, ka parë testin mbi krevatin e saj, ka pyetur kunatën beqare se çfarë ishte ai test dhe kur ka marrë përgjigjje habitore kanë kuptuar se dikush kishte rrëmuar në sirtarët e tyre. Të dyja, njëra e martuar dhe tjetra beqare e kanë kuptuar se vizitori i beftë me një dorë jo vetëm hajdute por edhe ‘ironike”,  jo vetëm ka lëvizur disa gjëra nga banesa, por edhe ka vjedhur.

Policia i tha gazetës “Si” se është vënë në kërkim të hajdutit misterioz që vodhi në familjen B. rreth 2 mln lekë të vjetra të ndara në shuma në  në dy vende të ndryshme.

“Ika nga shtëpia pasi jam në punë private- e nis rrëfimin në polici anëtarja e parë e shtëpisë së vjedhur. Atë natë në banesë qëndruan në shtëpi kunata me të fejuarin  dhe s’kanë vërejtur asnjë problematikë. Asnjëri prej nesh s’ka kuptuar asgjë. Çdo gjë ishte në rregull shprehet nusja”

Të nesërmen në darkë me sa kujton  vjehrra B. B ‘ duke shkuar tek frigoriferi dhe mbasi mblodha rrobat në ballkon vura re që dërrasa ku ndërrroj fëmijën e vogël ishte e rrëzuar. Mendova se e kishin rrëzuar fëmijët, e rregullova dhe vazhdova me rutinën” .

Anomalia tjetër që kishte vërejtur djali i shtëpisë me sa kujton ai ishte rreth orës 23.30 të asaj dite.

“Gjeta një test shtatzanie mbi jastëkun e fëmijës së vogël. E pashë dhe e lashë aty”

Anëtarja tjetër e familjes , vajza beqare ditën e tretë në mëngjes ka parë një shenjë tjetër por me indiferencë e ka rivendosur aty ku ishte.

“Kutia e bizhuterive të mia ishte mbi lavaman, nuk i vura mendje me detaje mbasi mendova se e kisha lënë unë dhe e çova në vend”.

Edhe e reja ka vënë re testin e shtatzanisë mbi jastëkun e fëmijës në krevatin e fëmijës  dhe duke menduar që ishte i kunatës dhe e ka harruar, ndaj nuk është shqetësuar.

‘”Duke menduar se ishte e kunatës , vendosa bizhuteritë në vend dhe duke mos I kushtuar rëndësi vendosa fashatoren e fëmijës në vend. Fola me kunatën për testin e shtatzanisë dhe aty mësova se ishte një test i vjetër”. Policia i thotë gazetës “Si” se pas këtij momenti e reja ka shkuar drejt dollapit ku mbante rrobat dhe po ashtu edhe paratë.

“Duhet të blija diçka për shtëpinë dhe aty kam konstatuar se mungonin paratë të ndara me faturë banke dhe të futura në një zarf. Aty kam kuptuar që shtëpia ishte vjedhur dhe pasi kontrolluam shtëpinë pamë që hajduti nuk kishte vjedhur asgjë tjetër përveç parave”

Të pyetur nëse kishin apo jo dyshime tek ndonjë person, anëtarët kanë këmbëngulur se hajduti vjen nga jashtë shtëpisë. ‘Nuk kemi dyshim tek askush jashtë shtëpisë, kjo nuk është vjedhje nga anëtarët, por nga ndonjë që ka hyrë kur ne nuk ishim në shtëpi “ thotë njëri prej tyre i bindur se hajduti është një banor i lagjes që është i informuar”.

Policia ka kqyrUr dollapin dhe Pasi ka fotografuar vendin ku kanë qenë paratë, po kontrollon për kamera sigurie në pallat me shpresën se aty do të dallojë hajdutin misterioz , veprimet e të cilit u zbuluan 3 ditë me vonesë.

Marrë nga Gazetasi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit