Hakerat e Koresë së Veriut vodhën 721 mln $ kriptomonedhë nga Japonia

Hakerat e Koresë së Veriut vodhën 721…

Grupet e hakerëve të lidhur me Korenë e Veriut kanë vjedhur asete kriptomonedhash në vlerë prej 721 milionë dollarësh (1.07 miliardë dollarë) nga Japonia që nga viti 2017.

Shuma është e barabartë me 30 për qind të totalit të humbjeve të tilla globalisht, raportoi Nikkei, e përditëshmja e biznesit. 

Raporti vjen pasi ministrat e financave të Grupit të Shtatë dhe guvernatorët e bankave qendrore thanë në një deklaratë në fundjavë se ata mbështesin masat për të kundërshtuar kërcënimet në rritje nga aktivitetet e paligjshme nga aktorët shtetërorë, si vjedhja e kripto-aseteve.

Sipas Elliptic, e cila kreu analizën në emër të gazetës japoneze, Koreja e Veriut ka vjedhur një total prej 2.3 miliardë dollarësh në kriptovaluta nga bizneset midis 2017 dhe 2022./itnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit