Hakerat iranianë publikojnë patentat e shqiptarëve: Nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë

Hakerat iranianë publikojnë patentat e shqiptarëve: Nuk…

Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” janë rikthyer sërish.

Në Telegram ata kanë publikuar të dhënat e patentave të shqiptarëve, të dhënat e marra nga shteti shqiptar.

Tek dokumenti i publikuar përfshihen emri, mbiemri, atësia, datëlindja, adres, grupi i gjakut (patentat e vjetra), ID e kartonit apo edhe datat e lëshimit dhe skadimit.

Nga sulmi kibernetik që iu bë e-albania, si duket hakerat kanë arritur të marrin shumë të dhëna.

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?” shkrujnë ata krahas dokumentit të publikuar në Telegram.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit