Hakerat iranianë: Shqiptarët do të kenë fatin e popullit të Irakut

Hakerat iranianë: Shqiptarët do të kenë fatin…

Grupi i hakerave “Homeland Justice” ose e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut” ka kërcënuar sërish Shqipërinë.

Ata shprehen se korrupsioni sistematik i pushtetarëve po e mbyt popullin shqiptar.

Sipas tyre kur ata të publikojnë dokumenta të tjera ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK-un për të vrarë dhe shtypur popullin e tij, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri.

Siç e dini, dhe siç thamë, korrupsioni sistematik i pushtetarëve po e mbyt popullin shqiptar. Ashtu si ish-diktatori irakian Saddam Hussein përdori MEK-un për të vrarë dhe shtypur popullin e tij, një fat i tillë me siguri do të përsëritet në Shqipëri. Qëndroni vigjilent për zbulime të mëtejshme…”, thotë “Homeland Justice”.

Kujtojmë që ky grup më herët ka publikuar e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.

Kanë publikuar gjithashtu edhe emrat dhe numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit