Hakerat kanë informacion të bollshëm në duar! Prokuroria shqiptare asnjë hap për kundërpërgjigje

Hakerat kanë informacion të bollshëm në duar!…

Hakerat që kanë arritur të futur në sistemet e brendshme të institucioneve në vendin tonë kanë publikuar të dhënat për punonjësit e policisë.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot në emisionin “Open” se hakerat kanë të informacion të bollshëm në duar.

Sipas saj Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë për t’ju kundërpërgjigjur këtij sulmi kibernetik.

“Kam qenë në grupin e parë të gazetarëve që kam bërë thirrje që të mblidhej Këshilli i Sigurisë. Duhej të kishte pasur një reagim më të shpejt të qytetarët.
Mbrëmjen e kaluar kemi pasur rrjedhje të të dhënave, databazë e punonjësve të policisë dhe ish-policë.

Unë e konsideroj mbledhjen e Këshillit Kombëtar të vonuar, pasi sulmi i parë është në 15 korrik. Hakerat kanë shumë informacion në duar. Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë për t’ju kundërpërgjigjur sulmit.”, tha Lala.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit