Hakerat publikojnë pamjet nga përgjimet e SHISH, Gledis Nano në "kapjen" e një spiuni

Hakerat publikojnë pamjet nga përgjimet e SHISH,…

Hakerat iranianë kanë publikuar në Telegram, video që janë marrë nga vëzhgimet dhe operacionet e organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Në pamjet e publikuara shfaqet dhe duket ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano (në atë kohë ishte drejtor i AntiTerrorit), gjatë një operacioni për zbulimin e një spiuni që punonte në ambasadën kineze.

“Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori”, i thotë Nano dy personave.

Sipas pamjeve duket se Nano së bashku me atashehun kulturor të ambasadës kanë dalë nga ambasada kineze.

Hakerat iraniane kanë publikuar një sërë dokumentesh ndonëse qeveria është shprehur se nuk kanë arritur të marrin asgjë të rëndësishme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit