Ups! Hakerat u bëjnë 'gropën' llogarive të VIP-ave, kërkojnë para... elektronike

Ups! Hakerat u bëjnë ‘gropën’ llogarive të…

Shumë figura publike në Amerikë kanë rënë pre e hakerave.

Sulmi është bërë në llogaritë zyrtare në rrjetin social Twitter të personave si ish-presidenti Barack Obama, apo miliarderi Bill Gates.

Hakerat i përdoren profilet e tyre për të reklamuar monedhën Bitcoin.

Joe Biden, Elon Musk dhe Kanye West, janë ndër personat e hakuar, profilet e të cilëve kërkuan dhurime në kriptomonedha.

Kjo u bë me premtimin se do t’i dyfishonin ato për dërguesin.

Kompania Twitter u shpreh se, sulmi synonte sistemet dhe mjetet e brendshme të rrjetit, dhe tashmë janë marrë masa.

Hetimi vijon ndërsa shpërndarja e adresave të Bitcoin në Twitter për momentin është e ndaluar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit