Hakeruan të dhënat e INSTAT, Homeland Justice: Kemi akses të plotë te të dhënat e censit

Hakeruan të dhënat e INSTAT, Homeland Justice:…

Hakerat e grupit “Homeland Justice” të cilët një ditë më parë sulmuan faqen dhe serverat e Institutit  Shqiptar të Statistikave, kanë bërë një reagim në rrjetin social telegram.

Sipas mesazhit të tyre, ata kanë në dorë të gjithë të dhënat e INSTAT, teksa theksojnë se ky institucion “është fshehtësi më i madh i së vërtetës”!  Më tej shkruajnë se e kanë ndërmarrë këtë sulm “për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre”.

“ INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në reagimin e grupit të hakerave, bërë në rrjetin social Telegram.

Në një reagim të mëhershëm të INSTAT, u bë me dije se pre e sulmit kishte rënë vetëm faqja zyrtare e ËEB-it dhe jo të dhënat e shqiptarëve, pasi ato janë të ruajtura në servera të veçantë. INSTAT është përfolur në media dhe publik si të dyshuar për manipulimin e të dhënave të censusit të bërë ndaj shqiptarëve, ku një e dhënë që qarkulloi pohonte se në vendin tonë nuk kanë mbetur më shumë se 1.7 milion banorë.

Nuk dihet ende nëse hakerat që pretendojnë se kanë marrë të dhënat e shqiptarëve do t’i publikojnë, duke zbuluar në këtë mënyrë shifrat e vërteta që shtetasve të këtij vendi mund t’u jenë fshehur.

Lexo edhe: Hackerat i bëjnë ‘varrin’ INSTAT, vjedhin të dhënat e CENSIT

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit