Hakimi do t’i marrë gjysmën e pasurisë gruas së tij, pasi ajo kërkoi divorcin

Hakimi do t’i marrë gjysmën e pasurisë…

Aktorja spanjolle, Hiba Abouk, gruaja e Achraf Hakimi bëri kërkesë për divorc, pasi mbrojtësi i Paris Saint-Germain u akuzua për tentativë për të përdhunuar një 24-vjeçare. Abouk, 36-vjeç, thuhet se kërkoi gjysmën e pasurisë të Hakimit, por u trondit kur zbuloi se gjithçka që zotëron është në emër të nënës së tij.

Hakimi, 24 vjeç, ka një vlerë neto të raportuar prej rreth 24 milionë dollarë, megjithëse 80 për qind e pagës së tij në PSG shkon direkt në llogarinë bankare të nënës së tij. Dyshja u martuan në vitin 2020 dhe kanë dy djem, Amin dhe Naim. Por Abouk nuk u pa kurrë pranë burrit të saj kur ai u akuzua për sulm seksual, raportojnë mediat e huaja.

Hakimi është shprehur i pafajshëm dhe beson se gruaja po përpiqet ta zhvasë. Për faktin se Hakimi nuk ka asnjë pronë në emrin e tij, Abouk thuhet se është urdhëruar t’i japë gjysmën e pasurisë së saj neto Hakimit.

Abouk ka pasuri me vlerë neto rreth 3 milionë dollarë dhe priste t’i merrte Hakimit 8.5 milionë dollarë nëse do të zotëronte asetet e tij.

Lojtari i Marokut është atleti i gjashtë më i paguar në Afrikë, duke fituar rreth 215,000 dollarë në javë. Abouk, e cila është 12 vjet më e madhe se Hakimi, e grumbulloi pasurinë e saj gjatë gjithë karrierës së saj në televizion.

Ajo ka lindur në Madrid, por është me prejardhje tuniziane dhe libiane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit