Halit Valteri publikon videon e atentatorëve të prokurorit Ndoja, e thërret SPAK

Halit Valteri publikon videon e atentatorëve të…

SPAK i kërkon deputetit të opozitës së re, Halit Valteri të paraqesë provat dhe të dëshmojë se çfarë di lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. Gjithçka mori shkas nga seanca plenare, ku Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit publikoi një video në të cilën pretendonte se shihen autorët e atentatit.

Valteri tha se kanë qenë dy autorë në sulm, njëri me kapele dhe tjetri pa kapele. Ai sqaroi se pamjet i ka marrë nga kamerat e sigurisë në disa biznese në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

“Ky me kapele gjendet, ky pa kapele nuk gjendet, nuk e gjeni sot se e keni karamelen në fyt, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Pengohet zbardhja e ngjarjes. Nëse do keni vullnet për ta zbuluar bëjeni dhe jepini qetësinë atyre prindërve.

Nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve, me vjen keq t’ua them, po më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndodhta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta masakrenjtë, po të përdonin, po bëjnë gjëra pas kurrzit, po fshehin vrasjen”, tha Valteri.

Deklaratat Valteri i bëri në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i kërkoi atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja. Sipas Valterit, policia nuk po i heton qëllimisht autorët pasi është e lidhur ngushtë me bandat. Për Lleshajn, nga ky veprim u kuptua qartë se Valteri nuk e ka hallin te krimi në përgjithësi, por në një rast konkret.

LEXO EDHE: 

Replikat në Kuvend/ Lleshaj: ‘Nuk merrem me vrasjet’. Valteri: ‘Je vetëm për tendera…’

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit