Halla e Mateos: Ku ishte shteti, ngjarjen e zbuluam vetë nga kamerat!

Halla e Mateos: Ku ishte shteti, ngjarjen…

Familjarët e të ndjerit Mateo u vra dhe u gropos nga fqinji i tij janë jashtë ambienteve të Gjykatës së Fierit. Të irrituar ata kërkojnë dënim maksimal për autorin, ndërsa halla e tij ka kërkuar dënim me varje. Ajo ka thënë se Sali Berisha e ka bërë, ndërsa Rama thotë se nuk ka dënim me varje. Po ashtu halla e Mateos shprehet se shteti ka munguar në këtë ngjarje, ndërsa shprehen se ngjarjen e kanë zbuluar nga kamerat në lagje.

Halla e Mateos:

E kemi mbajtur me bukë atë plehrë, ku ishte shteti? E zbuluam ngjarjen nga kamera që kishim te shtëpia, se ndryshe nuk do ti gjenim as trupin djalit, se nuk e dimë se ku mund ta kishte çuar. Ne nuk do të kishim as kufomën e djalit, varje nuk ka varje për këta kriminelë. Ne do të punojmë prapë për atë kriminelin, ne e mbanim me bukë atë kriminel. Në burg është si të jetë në hotel. Ku futej në gropë ai ëngjëll, rritej dhe zbukurohej çdo ditë ai ëngjëll, ikte në mëngjes dhe vinte në darkë nëna me babanë, vetëm varje duam kaq. Të çohet i gjithë populli që të bëjë protestë, na qan zemra, nuk kemi më lot. Edi Rama del e thotë që nuk ka ligj me varje, pse të lëndohet një nënë tjetër siç jemi lënduar ne. E bëri Sali Berisha ateherë, i vari dy kriminela, ti vari mo ti vari, edhe vëllai im ta kishte bërë, ti vari moj ti vari, të bëhet shembull.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit