Halle Berry i kërkon ndjesë të dashurës së Brody-t para se ta puth atë

Halle Berry i kërkon ndjesë të dashurës…

Halle Berry dhe Adrien Brody u rikthyen në qendër të vëmendjes në ceremoninë e Oscars 2025, ku ata rikrijuan në mënyrë lozonjare një moment të shumëpërfolur nga ceremonia e vitit 2003.

Në atë kohë, Brody, i cili fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në “The Pianist”, e puthi papritur Berry-n në buzë teksa mori trofeun nga duart e saj. Ky veprim u pa nga disa si një moment spontan, por nga të tjerë si një puthje e padëshiruar, duke nxitur debate për kufijtë e mirësjelljes dhe pëlqimit në eventet publike.

Dy dekada më vonë, Halle Berry mori përsëri rolin e prezantueses për çmimin e aktorit më të mirë, i cili këtë herë iu dha sërish Adrien Brody-t për interpretimin e tij në filmin “The Brutalist”. Por para se të ndodhte ceremonia, aktorja e befasoi Brody-n në tapetin e kuq duke i dhuruar një puthje spontane, këtë herë me një qëllim më lozonjar dhe ironik.

Brody, i shoqëruar nga e dashura e tij prej pesë vitesh, Georgina Chapman, u duk i qeshur dhe i relaksuar, duke e pritur gjestin me sportivitet. Pas puthjes, Berry iu afrua Chapman-it dhe i dha asaj një puthje miqësore në faqe, duke e kthyer momentin në një shaka të këndshme dhe duke e balancuar një histori të gjatë diskutimesh mbi incidentin e tyre të vjetër.

Ky veprim është interpretuar nga shumë si një mënyrë për të mbyllur një kapitull të gjatë diskutimesh mbi atë që ndodhi në 2003. Në një intervistë të mëvonshme, Berry tha me humor se “ishte koha që të barazohej situata”, ndërsa Brody komentoi se e kishte pritur gjithmonë me dashamirësi çdo reflektim mbi momentin e vjetër.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit